Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është sqaruar përmes një postimi në Facebook lidhur me heqjën e takës 100% ndaj produkteve serbe.

“Një sqarim rreth temës së reciprocitetit, edhe pse tash e sa muaj, përfshirë sot, kam qenë më se e qartë: Nuk kam asnjë dilemë që tarifa duhet të zëvendësohet me reciprocitet. Të tri deklaratat e mia para mediave sot, të përcjellura në tërësi, e tregojnë këtë”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, ky është vendim i përbashkët i koalicionit qeverisës i cili është përfshirë në programin e bashkëqeverisjes.

“Në pyetjen se kur duhet të bëhet ky zëvendësim, përgjigja ime ishte që kjo (pra koha e saktë e zëvendësimit) kërkon studim, meqë involvon shumë akterë e institucione të tjera”, ka shkruar.

Se taksa duhet të hiqet sot e ka thënë edhe kryeministri Albin Kurti.

Ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar ashpër zyrtarët e AAK-së, të cilët kanë thënë se heqja e taksës do të ishte gabim historik. /Ballkani.info/