Vjosa Osmani kandidate e LDK-së për kryeministre?

Ambiciet e dy nënkryetarëve të LDK-së Agim Veliu e Lutfi Haziri dhe tendenca për përçarje të mëdha në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së të 3 gushtit kanë imponuar Isa Mustafën që të mbetet edhe më tutje në krye të LDK-së.

Kështu raporton Botapress, një media e afërt me LDK-në.

Sipas këtij mediumi, burime nga mbledhja e fundit e Kryesisë se LDK-së bëjnë të ditur se Isa Mustafa në parim është pajtuar që deputetja Vjosa Osmani të zgjidhet nënkryetare e LDK-së dhe të jetë kandidate për kryeministre të vendit.

Një anëtar i kryesisë i pranishëm në këtë mbledhje i ka thënë Botapressit se në parim të gjithë janë pajtuar për Vjosën. “Po ka një konsensus për Vjosën, por edhe për rikandidimin e Mustafës”, ka deklaruar ky zyrtar njëherit anëtar i Kryesisë e pjesëmarrës në këtë mbledhje.

Kuvendi zgjedhor i LDK-së do të mbahet të shtunën me 3 gusht.

Megjithatë, Lutfi Haziri, nënkryetar i partisë dhe kandidat i mundshëm për kryetar, i ka hedhur poshtë zërat se ka konsensus që Isa Mustafa të rikandidojë për kryetar. Ai ka bërë të ditur se kandidaturat do të dihen të shtunën dhe se nëse nuk ka marrëveshje për kandidatin e përbashkët, ai do të kandidojë. /Ballkani.info/

loading…