Vjen përgjigja e VV-së pas deklaratës së Hashim Thaçit për qeveri të unitetit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi deklaroi gjatë ditës së sotme se që nga e hëna do të fillojë konsultat me liderët e partive politike rreth mundësisë për krijimin e Qeverisë së Re.

Ai tutje theksoi se do të respektojë ligjet dhe Kushtetutën por fokus i tij ishte të shkohej drejt një Qeverie të unitetit.

Por pas këtyre deklaratave nuk ka vonuar përgjigja nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nënkryetarja e këtij subjekti Fatmire Mullhaxha-Kollçka në një prononcim për ka theksuar se pas këtyre deklarateve të Presidentit duket se leximi i Kushtetutës nuk është pika e tij e fortë.

Kollçaku i ka bërë thirrje këtij të fundit të angazhojë ekspertë të fushës  që t’ja interpretojnë qartë Kushtetutën.

“Nga këto deklaratat e fundit të Presidentit po vërtetohët ajo që ishte e qartë edhe deri tani, se leximi i drejtë i Kushtetutës nuk është pika më e fortë e tij. E këshilloj që të angazhojë ekspertë të fushës për një interpretim të qartë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës” ka thënë Kollçaku