Vjen një ofertë për blerjen e Hotelit Grand

Rrjeti më i madh në botë i hoteleve “ACCOR HOTELS” planifikon të hyjë në tregun kosovar.

Përfaqësues të këtij rrjeti e kanë dorëzuar sot aplikacionin për blerjen e hotelit Grand, takimi ka ndodhur mes tyre dhe ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi, mëson Gazeta Express
“Zv. Kryeministri dhe Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi sot ka pritur në takim Presidentin e kompanisë “Global Hotel Investments” AG z. Roger Maibach, kompani kjo e cila në partneritet me rrjetin më të madh të hoteleve në botë “ACCOR HOTELS” ka dorëzuar aplikacionin për statusin e Investitorit Strategjik për Hotel Grand në Prishtinë”, tha një burim brenda takimit.

“Accor Hotels” është një rrjet global i hoteleve dhe lider i tregut në Evropë, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi. Ky rrjet posedon 4300 hotele në 100 shtete.

Në kuadër të këtij grupi veprojnë hotelet më të njohura botërore si: Movenpick, Fairmont, Sofitel, Rixos, Pullman, Sëissotel, Grand Mercure, Novotel, Ibis etj.

Presidenti i Global Hotel Investments AG, z. Roger Maibach, potencoi që ky rrjet i hoteleve së shpejti do të jetë prezent edhe në Shqipëri, Mal te Zi dhe Maqedoni