Vjen një lajm fantastik për të gjithë fansat e Era Istrefit

Pritjes së gjatë për këngë të reja nga Era Istrefi po i vjen fundi.

Me ane të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ajo njoftoi se po punon në muzikën e saj.

Këngëtarja pozoi ne studion e RedBox gjate një sesioni inçizimi.

Prive merr vesh që këngët do të realizohen në gjuhë të huaj.

“Djalli punon fort por Era Istrefi edhe më fort”, përshkroi artistja tri fotot që ndau.