Vjedhje në fabrikën e çimentos në Han të Elezit

Disa persona kanë sulmuar fabrikën e çimentos në Han të Elezit, raporton Ballkani.info.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e depos së fabrikës së çimentos dhe nga aty kanë vjedhur një sasi kabllo të rrymës të diametrave të ndryshëm”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar./Ballkani.info/

loading…