Një qytetar nga Mitrovica ka raportuar në Polici veturën e tij si të vjedhur, shkruan Ballkani.info.
Ai ka raportuar se vetura e tij ka qenë e parkuar para banesës së tij.
Ndërkaq, ende nuk raportohet për të arrestuar.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
VJEDHJE E RËNDË
Rr.Kollashinit, Mitrovicë, 24.06.2022-02:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i është vjedhur vetura e tij me targa vendore e cila ka qenë e parkuar në parkim para banesës së tij. Nuk raportohet për të arrestuar.







