Vjedhje e rëndë në Istog, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar dje, pasi që të njëjtit në bashkëveprim dyshohet se kanë vjedhur një shtëpi në Istog.

Vjedhja ka ndodhur më 14 prill rreth orës 20:00.

“Istog 14.04.2020 – 20:00. Është raportuar se më 25.04.2020 janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.