Në Han të Elezit është arrestuar sot një person pasi që dyshohet se i ka vjedhur ankuesit një sasi prej rreth 200 litra derivate të naftës, përcjell Ballkani.info
Policia e Kosovës ka njoftuar së të dyshuarit i janë konfiskuar vetura dhe derivatet për të cilat dyshohet se i ka vjedhur.
Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
Raporti Policor:
Hani i Elezit 28.08.2019-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që dyshohet se i njëjti ia ka vjedhur ankuesit një sasi prej rreth 200 litra derivate të naftës.
Po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar vetura dhe derivatet të cilat dyshohet se i ka vjedhur.
Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit dërgohet në mbajtje.







