Vizita e Dua Lipës në Shqipëri – Revoltohet keq këngëtarja shqiptare me Edi Ramën

Ka disa ditë që Dua Lipa së bashku me familjen e saj ndodhen në Shqipëri.

Atje, ylli i muzikës u mirëprit nga kryeministri i vendit, Edi Rama si dhe nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

Por, me këtë pritje që i është bërë këngëtares është revoltuar këngëtarka Besa Kokëdhima, një kritikuese e ashpër e kryeministrit shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Besa Kokëdhima është shprehur se Dua u prit me lëvdata, sepse ka bërë art jashtë vendit të saj, ndërsa artistët në Shqipëri nuk vlerësohen dhe se yjet e vetëm që spikasin janë politikanët që bëjnë spektakël.

Postimi i plotë:

Dua Lipa eshte nje yll! Por Dua u be edhe ne nje shtet e treg prej verteti. Nuk do kish as pritje me levdata, kortezira e tapete po te kish qene ne Shqiperi, pa te drejta autori, pa prioritarizim e mbeshtetje per artin, ne kushtet mjerane qe e kane katandisur artin dhe artistet Shqiptare.

Po te kish qene Dua ne Shqiperi, muziken e saj do e quanin jokomerciale, nga perdorimi i muzikes se saj do perfitonte o te ardhura, do bazohej jetesa e saj artistike mbi evente sporadike ne clubs apo perdorimit nga politikanet ne prag fushatash apo nevoja inagurimesh.

Keta habiten shume qe kur ke talent mund te behesh yll, se ne Shqiperi yjet e vetme nga kalon gjithcka jane politikanet. Rockstaret me ekstravagante e shoëmen-et me te spikatur jane politikanet”, shkruan Besa në reagimin e saj.