Vivo Apex me ekran të plotë, kamerë me fokus optik 7.5X dhe pa asnjë buton

Smartfoni i parë Apex, që është lansuar nga Vivo para dy vitesh, u bë telefoni i parë funksional që nuk kishte korniza, ndërsa kamera për selfie i palosej brenda.

Megjithëse mbeti vetëm një koncept, shumë prodhues provuan ta imitojnë dhe secili prej tyre, arriti që të krijonte një telefon të ngjashëm.

Tashmë është bërë hera e dytë, që Vivo provon ta sjellë një Apex me ekran të plotë dhe pa korniza, si dhe pa butona, me të gjitha funksionet digjitale.

Në versionin e fundit, Vivo i ka shtyer limitet edhe më tej, pasi e sjellë me ekran 6.45 inç, që thyhet në 120 shkallë në të dy anët – version shumë më ekstrem se sa Nex 3. Por, sikurse te Nex 3, butonat janë zëvendësuar me sensor që punojnë me presion.

Kamera me 16 megapixel e këtij smartfoni, është një gjë tjetër që e dallon prej të tjerave, pasi e ka fokusin optik me 7.5X, që xhiron gjatë gjithë kohës duke marrë pamje në figurave statike dhe atyre në lëvizje. Gjë që i mundëson kamerës, të thellojë përqendrimin dhe të rritë fokusin në të njëjtën kohë.

Fokusimi i smartfonit, është bërë nëpërmjet një pjesë në formë të periskopit, që është parë te Vivo dhe Oppo, ndërsa nuk është bërë e ditur se si funksionon.

Nëse pyesni se ku ka mbetur kamera për selfie, atëherë bëhet e ditur se është e fshehur brenda dhe del sapo t’i jetë dhënë urdhri. Telefoni është i pajisur me procesorin Qualcomm Snapdragon 865 me 12/256GB memorie, ndërsa vjen me Android 10.

Meqenëse nuk pa porte, Vivo Apex me ekran të plotë mbushet me Wireless Super FlashCharge që ka teknologji me 60W, për 20 minuta mund ta mbushë baterinë me 2,000 mAh.