Vitia sulmohet nga Karameta, e mbrojnë Gërvalla e Bislimi (VIDEO)

Me letër të hapur, Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i tregoi se nuk është i kënaqur me mënyrën e menaxhimit të pandemisë. Atij madje i kërkoi edhe dorëheqjen.

Për këtë deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Karameta, thotë të ketë marrë komente fyese e kërcënime.

Në një postim tjetër në Facebook, ai shkroi se megjithatë nuk ndihet i frikësuar, derisa sqaroi se pakënaqësia e tij nuk është për krejt ekzekutivin.

Atë që e akuzoi Karameta, në mbrojtje i doli shefja e këtij të fundit në Listën Guxo, Donika Gërvalla.

Tre orë pas postimit të tij, në ditën kur u regjistruan 18 vdekje nga COVID-19,   zëvendëskryeministrja ‘hoqi kapelën’ për punën e ministrit.

E një mënyrë interesante për të përshkruar punën e ministrit aktual të shëndetësisë, pati një koleg tjetër i tij nga kabineti qeveritar.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, numëroi takimet e telefonatat që gjatë javës ka pasur me të në lidhje me pandeminë, duke i shoqëruar edhe kohën kur janë bërë ato.