Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka treguar se në zyrën e kabinetit të tij kanë telefonuar nga KFOR’i amerikan për t’i njoftuar se i kanë anuluar të gjitha donacionet dhe ndihmat për këtë komunë për shkak të taksës 100 për qind nga produkteve serbe.
Në një prononcim për Gazetën Express, Haliti ka treguar se këtë telefonatë e kanë pranuar para 10 ditësh.
Ai ka treguar se KFOR’i amerikan ka njoftuar se kanë marrë urdhër që të mos dalin në terren deri sa kryeministri Albin Kurti ta heq tarifën ndaj produkteve serbe.
“E kanë thirrë kabinetin edhe tjetra e kanë masandej edhe për coronavirus janë interesuar KFOR me na ndihmu. Kjo ka ndodhë para 10 ditësh. Për taksë kanë thanë që e kemi një qëndrim që deri sa ta heqim taksën që kontaktet e fonacionet e fondet me i ndalë”, ka thënë Haliti.







