Vitia: Disa nga mostrat e helmimit në Deçan do të dërgohen jashtë vendit

Që nga e diela në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan mbi 1 mijë e 500 qytetarë janë duke u trajtuar për shkak të një helmimi që dyshohej të ketë qenë nga uji i pijshëm.

Lidhur me këtë situatë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e sotme të qeverisë ka deklaruar se disa mostra të këtij helmimi do të dërgohen edhe jashtë vendit për analiza më specifike.

Sipas tij, këto analiza nuk mund të bëhen në Kosovë.

“Janë bërë edhe disa analiza shtesë që kanë dalë negative në virozat më të zakonshme që shkaktohen. Disa mostra do të dërgohen edhe jashtë vendit për analiza më specifike që nuk mund të bëhen në Kosovë. Sot është situata më e qetë, ka fluks më të vogël të pacientëve”, tha Vitia.

Ndryshe rreth 1 mijë e 500 banorë kanë kërkuar trajtim shëndetësorë për shkak të këtij helmimi.