Më 5 shtator të vitit 2016, Kosova bëri historin, respektivisht Kombëtarja e Kosovës në futboll. Në ndeshjen e parë debutuese si shtet i pranuar nga FIFA dhe UEFA, Kosova arriti të barazojë me Finlandën 1-1 si mysafirë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018.
Kësaj dite historike dhe këtij barazimi po ashtu historik i ishin gëzuar gati të gjithë shqiptarët anëembanë botës, me përjashtim të një kryetari partie kosovare.
Bëhej fjalë për Visar Ymerin i cili aso kohe ishte kryetar i Lëvzijes Vetëvendosje, shkruan Ballkani.info.
Ymeri në cilësinë e kryetarit nuk e kishte thënë asnjë fjalë për Kosovën, për djemtë tanë, duke i injoruar ata. Për t’u dukur që ka qenë krejt e qëllimshme, Ymeri aso kohe kishte shkruar për Kombëtaren e Shqipërisë e cila po atë ditë luante.

Sonte, dy vjet e gjysmë pas atij skandali i cili ishte gjykuar ashpër nga opinioni kosovar, Visar Ymeri ka thënë se ka qenë gabim çfarë ka bërë atëherë.
Duke folur në dukagjin, Ymeri ka thënë se ajo çfarë ka arritur Kombëtarja e Kosovës në futboll është sukses i jashtëzakonshëm.
“Unë mendoj se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e imja si kryetar ka qenë gabim. Ka qenë gabim se ka qenë e sforcuar. E kam pas gabim qasjen në disa aspekte”, ka thënë Ymeri. /Ballkani.info/








