VIRUSSIA: Kryeqëzata ruse në Ballkan

Dokumentari tashmë i njohur jo vetëm në Ballkan, por edhe më tej, VIRUSSIA, në episodin e katërt trajton ndikimin malinj rus përmes kishës ortodokse. Dokumentari do të shfaqet në T7 dhe RTK të hënën, më 29 nëntor nga ora 20:00, përkatësisht ora 22:00.

Kurse, në TV boshnjak oKanal, më 28 nëntor. Strumbullari i këtij episodi është kleriku tashmë i ndjerë serb Amfilohije, i cili është shembulli tipik i përfaqësimit të “argatit” rus brenda kishës ortodokse serbe. Aktivitetet e tij gjatë luftërave në ish-Jugosllavi dhe më pas, në shtete të ndryshme ballkanike, janë shembulli më i mirë i asaj se çfarë ndikimi të madh ka Federata e Rusisë në kishën ortodokse serbe.Në episodin e katërt të dokumentarit të quajtur “Kryqëzata ruse në Ballkan”, flitet edhe për lidhjet e këtij kleriku me kriminelët serbë të luftërave, veçanërisht me Arkanin.

Jepen pamje të tyre nga përurimi i kishës në kompleksin universitar të Universitetit të Prishtinës, si dëshmi të përpjekjes për ndërrimin e dhunshëm të identitetit shqiptar nga kisha ortodokse serbe dhe strukturat kriminale, ushtarake e paraushtarake.Dokumentari i prodhuar nga RTK, në bashkëpunim me institute të specializuara që merren me ndikimin rus, flet edhe për proksit rusë nga Evropa Perëndimore, siç është rasti me francezin Arnaud Gouillon, i cili tash është rang i lartë diplomatik i pushtetit në Serbi dhe gjermanin Maik Muller.

Që të dy kanë ardhur për ta shtrirë ndikimin rus në Ballkan, duke u konvertuar në kisha ortodokse.Edhe në këtë pjesë, me të cilën përfundon cikli i parë i VIRUSSIA, flasin ekspertë ballkanikë dhe evropianë.