Covid nuk është më i vetmi shqetësim që çon fëmijët e të rritur në dyert e poliklinikave. Mjekët e familjes thonë se po shikohet një rënie e lehtë e rasteve me koronavirus, por në qarkullim ka disa viruse.
“Dominon Covid por kemi dhe viroza të tjera janë shfaqur javën e fundit, enteroviroza sepse kemi një prekje me dominim gastrointestinal pra me shqetësime që i përkasin të përzierave, të vjellave apo prezenca e diarresë për pak ditë. Kemi raste të infektimit nga lia e dhenve, kemi rastet e herpesit”.
Vaksinimi është mjeti kryesor mbrojtës.
“Është një xhep pa u infektuar ende dhe pa vaksinuar ende, kanë mundësi të mbrojnë trupin e tyre me vaksinë duke shmangur zinxhirin e infektimit në popullatë”.
E për të gjithë ata që sapo e kanë kaluar Covid, rekomandohet të pritet 4 deri në 6 muaj për të marrë dozën e radhës së vaksinës.







