Viktimat e dhunës seksuale janë duke u diagnostikuar gabim

Mungesa e informacionit mbi çrregullimin PTSD- çrregullim i stresit post-traumatik, nga ana e psikoterapeutëve ua bënë më të vështirë diagnostikimin e duhur personave që kanë përjetuar dhunë seksuale ose ndonjë traumë tjetër në moshën e re.

Çrregullimet PTSD janë identifikuar në vitin 1990 nga psikoterapeutët amerikanë që kanë studiuar eksperiencat, sjelljet dhe simptomat e viktimave të abuzuar seksualisht dhe tek pacientët e tjerë të cilët kanë përjetuar trauma ekstreme dhe i kanë neglizhuar sidomos gjatë moshës së re. Një dekade më vonë, me anë të skanimeve të reja të trurit është zbuluar që kjo është një gjendje e veqantë që afekton disa regjione të trurit.

Edhe pse këto gjetje janë publikuar, një pjesë e psikoterapeutëve të Amerikës Veriore nuk e pranojnë. Mungesa e njohurive për këtë çështje e bënë më të vshtirë diagnostikimin e saktë të çrregullimit të tyre. Në vend që këta persona të diagnostikohen me çregullimet PTSD, ato diagnostikohen gabim me çrregullime të personalitetit, me të cilat kanë simptoma shumë të ngjashme.

Diagnostikimi i gabuar shkakton pasoja negative tek këta viktima, për shkak se atyre u jepet terapi e gabuar dhe trajtohen si persona me çrregullime të personalitetit në vend që të trajtohen si viktima të eksperiencës së dhunës që e kanë kaluar, shkruan The Guardian.

Një nga këto raste është Jill Greene, 57 vjeçarja e cila në vitin 1993 ishte diagnostikuar me çregullime të personalitetit edhe pse ajo kishte pasur eksperienca të dhunës në familje nga baba i saj. Ajo kishte pranuar terapi të gabuar dhe ishte trajtuar gabimisht nga psikologu i saj, i cili refuzon t’ia ndërroj terapinë me atë të PTSD- së, për arsye të pikëpamjeve dhe bindjeve të tij personale , dhe është në mesin e shumë psikoterapistëve, që nuk e kanë pranuar ende PSTD-në si një çrregulim.

Viktimat e dhunës seksuale duhet të trajtohen në mënyrë të veqantë dhe t’iu jepet mbështetje morale. Ata duhet të trajtohen me kujdes dhe respekt dhe të mos ndihen të turpëruar.