Viktima e parë nga varianti Omicron regjistrohet në Britani

Të paktën një person ka vdekur në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u infektua me variantin e koronavirusit Omicron.

Kjo është edhe vdekja e parë e konfirmuar publikisht në mbarë botën, teksa virusi po përhapet me shpejtësi, shkruan Reuters.

Qëkur rastet e para të Omicron u zbuluan më 27 nëntor në Britani, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka vendosur kufizime më të ashpra, teksa të dielën paralajmëroi se varianti mund të kapërcejë mbrojtjen imune të atyre që janë inokuluar me dy vaksina.

Britania nuk dha detaje mbi vdekjen, teksa nuk ishte e qartë nëse pacienti ishte vaksinuar ose kishte probleme shëndetësore.

Vdekjet nga Omicron mund të kenë ndodhur në vende të tjera, por asnjë nuk është konfirmuar ende publikisht jashtë Britanisë.