Vihet në dyshim e ardhmja e Sarrit te Chelsea

Trajnerit italian mund t’i kushtojë shtrenjtë humbja e thellë prej 6-0 nga Manchester City.

Sipas mediave angleze, Chelsea po mendon ta shkarkojë trajnerin italian.

“Blues” e pësuan humbjen më të thellë në 28 vjetët e fundit pasi u mposhtën 6-0 nga “Citizens”.

Chelsea ishte i pamposhtur në 12 ndeshjet e para të sezonit, por më pas pësoi rënie të madhe dhe tash po lufton për t’u futur në Top 4.

Sarri e sheh veten në presion pasi ekipi nga “Stamford Bridge” i ka pësuar 12 gola në tri ndeshjet e fundit në udhëtim në Premierligë.

Ish trajneri i Napolit ka thënë se posti i tij gjithmonë është i rrezikuar, por ka shtuar se nuk e ka pranuar ndonjë thirrje nga pronari i klubit, Roman Abramovich.