Vidhet një veturë në Arllat të Drenasit

Një veturë me targa vendore është vjedhur në Arllat të Drenasit.

Pronari i veturës ka deklaruar në polici se veturën e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë.

Policia po e heton rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE /Fsh. Arllat, Gllogoc 26.03.2022-07:29. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur, i kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore të cilën e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet.