Vidhet një kasafortë me para dhe stoli ari

Rasti duke u hetuar

Në orët e vona të së shtunës më saktësisht në orën 23:05 ka ndodhur një vjedhje e rëndë në Suharekë.

Policia njofton se është vjedhur një kasafortë me para dhe stoli ari me vlerë të konsiderueshme.

Viktima ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij duke dëmtuar derën dhe kanë vjedhur një kasafortë metalike. Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.