Videot e para të aeroplanit të rrëzuar dhe pilotit të zënë rob (VIDEO)

Ushtria pakistaneze ka konfirmuar se të mërkurën në mëngjes i ka rrëzuar dy aeroplanë të ushtrisë indiane, të cilët e kishin cënuar hapësirën ajrore të këtij vendit në rajonin problematik të Kashmirit.

Televizioni SAMAA ka publikuar videon e rrëzimit të aeroplanit indian pasi që është goditur nga forcat pakistaneze, transmeton Ballkani.info.

Më herët agjencia e lajmeve Reuters ka njoftuar se tre aeroplanë pakistanez kanë hyrë në hapësirën ajrore në pjesën indiane të Kashmirit.

Pakistani ka publikuar edhe videon e pilotit të kapur indian. /Ballkani.info/