VIDEO| Zvarriten certifikatat e veteranëve

Veteranët e as fëmijët e tyre nuk mund të marrin certifikatë në Zyrën për vlerat e Luftës së UÇK-së.

Për të marr këtë dokument në këtë zyrë që funksionon nën ombrellën e Zyrës së Kryeministrit duhet kopja e dosjes nga Prokuroria Speciale.

Kjo zyrë posedon listat elektronik, por sipas tyre nuk janë të plota, pasi u mungon numri personal.

Me këtë udhëzim nuk po pajtohet ish-drejtori i zyrës së vlerave të luftës të UÇK-së, Gazmend Syla.

Bile, ai thotë se kushtëzimi i tillë për certifikatat është skandaloz dhe se ky problem mund të rregullohet shumë lehtë pa shkuar në prokurori.