Komuna e Malishevës ndodhet në gjendje të rënduar për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendura.

Reshjet e pandërprera të shiut dhe shkrirja e borës ka ndikuar që një pjesë e madhe e Republikës së Kosovës të përfshihet nga vërshimet. Situata më emergjente paraqitet në rajonin e Malishevës, ku disa rrugë janë bllokuar për shkak të përmbytjeve.

Një qytetar ka dërguar video në Ballkani.info, ku shihen rrugët e qytetit të Malishevës të vërshuara nga uji.

Në video shihet se edhe trotuaret dhe dyqanet janë përmbytur nga uji. /Ballkani.info/