Anxhela Peristeri

VIDEO/ Trondit përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision: Stërgjyshi im me origjinë greke…

Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, ka folur për median greke, EPT 1, pasi dhe karrierën e saj e ka nisur në Greqi.

Përisteri zbuloi se stërgjyshi i saj ka qenë grek, prandaj dhe ajo mban mbiemrin që ka sot, që sipas saj është grek.

Anxhela, nuk e fsheh adhurimin e saj për Greqinë edhe pse Shqipëria është atdheu i saj.

“Përshëndetje, jam Anxhela Peristeri dhe përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision sivjet, me këngën “Karma”.  Çfarëdo jep, merr prandaj dhe ne duhet t’ju bëjmë mirë të tjerëve që të marrim mirësi. Unë dhe kompozitori im Klejdi Bahiti kishim menduar çdo vit që të merrnim pjesë por gjithmonë ishim shumë të zënë. Sivjet me shkakun e pandemisë kishim kohë dhe zgjodhëm një këngë midis 2 -3 që shkruajtëm dhe shkuam në konkurs. Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin  pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, më mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqtë më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira.’’- tha Peristeri.