VIDEO/ Toka e ‘përpin’ veturën në Indi

Një video që vjen nga qyteti i Mumbait në Indi ka bërë xhirro nëpër planet.

Siç mund ta shihni, dikush e kishte parkuar veturën nën të cilën kishte një vrimë në asfalt që më pas e gëlltiti automjetin.

“Dikur ka qenë një pus aty. Disa njerëz e mbuluan atë me një shtresë të hollë betoni dhe filluan të parkonin veturatatje në masë. Incidenti ndodhi pas reshjeve të mëdha të shiut dhe kështu vrima gëlltiti veturën. Askush nuk u lëndua”, thuhet në deklaratën e Policisë.