Patroni

VIDEO| Patroni vazhdon punën normalisht edhe pas vendimit të shkallës së dytë të Komerciales

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar të martën se Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale e ka hedhur poshtë vendimin e Shkallës së Parë, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për mbylljen e pompës së derivateve “Patroni”, duke vendosur kështu në favor të Ministrisë.

Mirëpo një ditë më vonë në një video të siguruar nga Ballkani.info shihet se pompa e derivateve “Patroni” është duke vazhduar punën normalisht.

Peci kishte njoftuar se në atë lokacion do të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencive vartëse në mënyrë që të plotësohen kushtet për akreditimin në IPARD.

Kujtojmë se Shkalla e Parë e Gjykatës Komerciale kishte marrë vendim që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të Ministrit Faton Peci, për mbylljen e pompës së derivateve, ”Patroni”.