Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar pranë Kievit, mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse.
Zyrtarët ukrainas kanë publikuar pamje të fiksuara nga ajri, ku shihet se si luftimet zhvillohen në një zonë me bimësi të dendur. Në pamje, shihen shpërthime të mëdha, dhe shtëllunga tymi që shpërndahen me shpejtësi në ajër. Kujtojmë që sot është dita e 19-ë e pushtimit rus.
Destruction of #Russian occupiers near #Kyiv
— NEXTA (@nexta_tv) March 14, 2022
Video posted by Anton Gerashchenko, Advisor to the Minister of Internal Affairs of #Ukraine pic.twitter.com/CnbwQ33yZC
Deri më tani janë regjistruar mijëra viktima nga të dyja kampet, ndërsa duket se plani i rusëve është pushtimi i dy qyteteve kryesore, Kievit dhe Kharkivit, për t’u vendosur më pas në qytet e tjera të vendit.







