Pak më parë persona të armatosur kanë tentuar të kryenin vjedhje në një argjendari në Prizren, ku si pasojë kanë plagosur pronarin e dyqanit.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, derisa veturës me të cilën qarkullonin ia kanë vënë zjarrin.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

Pamje teksa digjet vetura në Lubizhdë të Prizrenit.