Para pak minutash ka marrë flakë një banesë në rrugën “Ferat Dragaj” në Mitrovicë.

Sipas dëshmitarëve, zjarri ka kapluar gjithë banesën dhe janë në rrezik edhe banesat e tjera, raporton media lokale në Mitrovicë.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po mundohen ta fikin zjarrin.