Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Kodrën e Trimave.

Ballkani.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes në të cilin shihet se dy automjete kanë pësuar dëme materiale.

Nga aksidenti nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Ballkani.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rastin.