Vetëvrasje në fshatin Sojevë

Një person ka kryer vetëvrasje në fshatin Sojevë dhe trupi i viktimës është dërguar për obduksion, për këtë raporton Prokuroria Themelore e Ferizajt.

Raporti i Prokurorisë nuk tregon për moshën e personit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndodhur një vetëvrasje në fshatin Sojevë, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e prokurorisë.