Vetëvendosje uron Vjosa Osmanin për detyrën e re

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen presidente e Kosovës.

Në faqen e Facebookut të kësaj partie thuhet se me marrjen e detyrës së re nga Osmani u përmbush vullneti i qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Me zgjedhjen e zonjës Vjosa Osmani si presidente, vullneti qytetar i shprehur në referendumin e 14 shkurtit u mishërua në formën e duhur duke përmbyllur kështu formimin e institucioneve të reja”, thuhet në njoftimin e VV’së.

“Me bindjen e plotë që Presidentja, zonja Vjosa Osmani, do ta ushtrojë detyrën e saj me nder dhe përgjegjësi të lartë, i dëshirojmë sukses dhe punë të mbarë”.