Raporti financiar

Vetëvendosje partia më e pasur shqiptare në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje sipas raportit financiar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po del të jetë ndër partitë shqiptare më të pasura në Kosovë.

Ky subjekt politik ka pasuri afatgjate ku përfshihet toka, objektet, pajisjet, pasuritë e paprekshme dhe pasuri tjera në vlerë 121 mijë e 779 euro.

Ndërkaq, vlera e pasurive afatshkurtër kap milionëshin.

Tek kjo kategori Vetëvendosje ka pasuri në vlerë 1.353.540.63 euro.

E zero është vlera e detyrimeve afatgjatë që ka kjo parti.

Ndërkaq detyrime afatshkurta ka në vlerë 27 mijë e 945 euro.

Në këtë raport janë paraqitur të dhëna edhe mbi të hyrat nga buxheti I Kosovës. Vetëvendosje vjet ka pasur  mbi 2 milionë euro nga buxheti i Kosovës.

571 euro i pati të hyra nga anëtarësia, ndërkaq 22.366 nga donacionet dhe kontributet në të holla.

Gjithsej në 2023 të hyrat e Vetëvendosjes shkuan në 2 milionë e 98 mijë e 592 euro.

Përveç të hyra kjo parti pati edhe shpenzime.

Për paga dhe kompensime VV-ja shpenzoi 767.435.60 euro.

Për shpenzimet e transportit u harxhuan 84.402.37 euro, ndërkaq për reklama dhe konferenca u shpenzuan rreth 139 mijë euro.

Gjithsej shpenzimet e VV-së në 2023 ishin 1 milionë e 381 mijë e 285 euro.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar sot raportet financiare të partive politike në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

“Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”.  Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së. Të gjitha raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2023 janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet Vjetore Financiare, ose në vegzën direkte:”, thuhet në njoftim.

BONUS VIDEO| LDK humb shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina zgjidhet kryesues