VV

Vetëvendosje paralajmëron protesta për dekretin e Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin si kryeministër të Avdullah Hotit, por kjo ka ngjallur reagime të shumta tek partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Nënkryetarja e Kuvendit, deputete e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka konfirmuar në Interaktiv se partia e saj do të organizon protesta në çështje me dekretimin e Hotit kryeministër.

“Patëm edhe dy test protesta. Do të jemi të kujdesshëm dhe besoj se do të kemi protestë. Sigurisht, është kërkesë e qytetarëve dhe do të ketë protestë. Qytetarët janë të mllefosur me atë që po ndodh”, u shpreh ajo.

“Veprimet do të jenë të gjitha mjetet demokratike, pra hapa demokratik. Do të shohim çka do të ndodhë tutje. Të shohim kur të dalë aktgjykimi i plotë i kushtetueses e seanca në Kuvend për votimin e qeverisë së re. Nuk e kemi parë marrëveshjen me Listën Serbe nga ata që po synojnë krijimin e qeverisë së re, e me të tjerat parti po”, tha Nagavci në Interaktiv.

Tentimi për të bllokuar seancën e Kuvendit, sipas Nagavcit, “njëherë nuk është opsion”, porse ka shtuar se ‘do të ndërmerren veprime demokratike’.

Kujtojmë se të gjitha shtetet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian që përfaqëson Gjermaninë e Francën dhe Italinë.