Policia e Kosovës raporton se në fshatin Kqiq të Mitrovicës, një burrë ka shtënë me armë zjarri dhe gjatë manipulimit me armë është vetëplagosur.

Si pasojë e kësaj, viktima ka pranuar ndihmën e nevojshme dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, përcjell Ballkani.info.

Në anën tjetër, njësiti policor ka konfiskuar armën me një karikator me nëntë fishekë dhe një gëzhojë.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. /Ballkani.info

Komunikata e Policisë:

Fsh. Kqiq i vogël, Mitrovicë 12.08.2019 – 12:10. Raportohet se i dyshuari mashkull k-shqiptar ka shtënë me armë zjarri dhe gjatë manipulimit me armës është vetëplagosur.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësiti policor ka konfiskuar armën me një karikator me nëntë fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

loading…