Vetëm një nga projektet për normalizimin ekonomik arrin koston mbi 237 milionë dollarë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pritet të zhvillojë takim me delegacionin e lartë amerikan që po qëndojnë në Kosovë, pjesë e së cilit është edhe Emisari special për dialogun, Richard Grenell.

Sipas Klan Kosovës vetëm një nga projektet e marrëveshjes së Washingtonit e cila shërben për normalizimin ekonomik mes Prishtinës e Beogradit zyrtar, do të kushtojë miliona dollarë.

”Një burim i cili është pjesë e delegacionit amerikan, na ka treguar se sa i përket linjës rrugore, dhe lidhjeve tjera mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin ekonomik, e tëra do të kushtojë më shumë se 237 milionë dollarë”.