Vetëm dy vetë në protestën kundër festimit të Ditës së Evropës

“Njerëzit shkojnë në hapësirë, unë nuk mund të shkoj në Paris” dhe

“Lejomëni të vizitojë shokët e mi të Erasmus+”, ishin pankartat që dy të rinj mbanin në duar derisa protestuan kundër festimit të Ditës së Evropës.

Studentja e arkitekturës Diellza Zogaj ka thënë se kanë zgjedhur të protestojnë kundër padrejtësisë që po iu bëhet të rinjve kosovarë për shkak të pamundësisë së lëvizjes pa viza.Ajo u shpreh se po i lëndon fakti që gjithçka për botën duhet të shohin vetëm përmes internetit pasi nuk kanë mundësi të udhëtojnë pa viza.

Ndërkaq, arkitekti Bledian Salihu, tha se ka qenë një nga përfituesit e bursës Erasmus+ që BE ndan për studentët kosovarë dhe se tash nuk ka mundësi të shkojë dhe të takohet me shokët që kanë përfunduar studimet bashkë.
Dy të rinjtë kanë protestuar në sheshin ‘Adem Jashari’ në kryeqytet, derisa po mbahej panairi i rrugës me vendet e BE-së