Vetëaksident në Suharekë, lëndohen tre persona

Një person nga Suhareka, derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes humb kontrollin ndaj automjetit dhe del jashtë rrugës ku bie në një kanal.

Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy pasagjerët meshkuj K-Shqiptarë, ndërsa vozitësi i automjetit pëson lëndime të rënda trupore dhe i njëjti dërgohet në Spitalin e Prishtinës për tretman mjekësor.