Veseli: Vdekja e parakohshme e Violeta Rexhepagiqi e bën edhe më të dhembshëm largimin e saj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas vdekjes së gazetarës dhe këngëtares së njohur, Violeta Rexhepagiqi.

Veseli tha se Vdekja e parakohshme e artistes Violeta Rexhepagiqi e bën edhe më të dhembshëm largimin e saj.

Ai tutje tha se ajo me artin e saj si kompozitore, këngëtare dhe shkruese e teksteve, ajo la gjurmë shumë të rëndësishme edhe në kohëra shumë të vështira.

Shkrimi i plotë:

Vdekja e parakohshme e artistes Violeta Rexhepagiqi e bën edhe më të dhembshëm largimin e saj. Violeta kishte filluar të merrej me muzikë qysh në fëmijëri. Origjinaliteti, kreativiteti dhe guximi, janë vetëm disa nga cilësimet e profilit të saj artistik shumë kompleks e avangardë.

Me artin e saj si kompozitore, këngëtare dhe shkruese e teksteve, ajo la gjurmë shumë të rëndësishme enë kohëra shumë të vështira. Edhe si gazetare ajo e prezantoj të vërtetën e Kosovës në media të ndryshme të botës, kur tek ne e vërteta censurohej gjithandej. E kam njohur edhe personalisht si gazetare shumë profesioniste, të drejtë e të përkushtuar.

Ngushëllime familjes, fansave të saj dhe artdashësve.