Veseli uron Engel për postin në Kongresin Amerikan

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka mirëpritur zgjedhjen e Engel në krye të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme në Kongresin Amerikan.
Përmes një postimi në Twitter, Veseli e ka uruar Engel, dhe është shprehur i hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm me të.

“Për një mik shumë të mirë, Elliot Engel. Urime për postin në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme. Shpresojmë në bashkëpunim të mëtutjeshëm”, ka shkruar Veseli.