Veseli takon Marti Ahtisaarin, diskutojnë për të ardhmen e Kosovës

Kryeparalamentari Kadri Veseli ka bërë të ditur se gjatë vizitës zyrtare në Finlandë ka takuar diplomatin Marti Ahtisaari.

“Pata kënaqësinë ta takoj presidentin Marti Ahtisaari. Evokuam kujtime nga puna e tij që çoi në shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, një ëndërr edhe përpjekje e gjatë e popullit tonë. Ne jemi krenarë që Kosova është bërë shembull i demokracisë për shumë vende. Me presidentin Ahtisaari shkëmbyem shumë mendime për të ardhmen e Kosovës dhe këshillat e tij janë gjithmonë të mirëseardhura”, ka shkruar Veseli.