Veseli shpreh ngushëllime për familjen Qena

Kadri Veseli ka shkruar telegram ngushëllimi për famljen e Leze Qenës.

Mëngjesin e të mërkurës, në moshën 85 vjeçare, ndërroi jetë aktorja e mirënjohur Leze Qena, shkruan lajmi.net.

Lajmi për vdekjen e aktores ka tronditur opinionin, ndërsa telegrame ngushëllimi kanë shkruar edhe krerët e shtetit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në mesazhin e tij thotë se Lezja do të kujtohet gjithmonë me dashuri  nga publiku i saj.

“Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të aktores sonë të mirënjohur Leze Qena. Trashëgimia e saj e gjatë dhe e pasur artistike dhe rolet e interpretuara me mjeshtëri kanë bërë që ajo të kujtohet gjithmonë me dashuri nga publiku i saj. Shpreh ngushellimet e mia më të sinqerta për familjen, bashkëpunëtorët dhe të dashurit e artistes së madhe”, ka shkruar Veseli në Facebook.