Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e vdekjes.
Veseli ka shkruar në faqen e tij nē Facebook se Rugova ishte bashkëudhëtar protagonist në bërjen e shtetit të Kosovës.
“Emri i Ibrahim Rugovës lidhet me pluralizmin politik, pro-amerikanizmin dhe përpjekjen sublime për liri dhe pavarësi të Kosovës. Vlera këto që na duhen edhe sot. Presidenti Rugova ishte bashkëudhëtar protagonist në bërjen e shtetit të Kosovës si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike që garantojnë lirinë, barazinë në mundësi dhe drejtesinë për çdo qytetar”, ka shkruar Veseli.







