Kryetari i sapozgjedhur i PDK-së, Kadri Veseli, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që ishin mbrëmë në Konventën Festive të kësaj partie,përcjell Ballkani.info.

Ai tha se PDK-ja ka dalë më e fortë dhe më e organizuar nga zgjedhjet partiake.

Veseli u shpreh i bindur se partia e tij do të jetë “zëri i Dekadës së Re”.

Më poshtë statusti i tij i plotë:

Faleminderit nga zemra të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së, me të cilët mbrëmë ishim së bashku në Konventën Festive, pas një procesi të mrekullueshëm zgjedhor. Nga këto zgjedhje, PDK ka dalë edhe më e organizuar, edhe më e fuqishme, edhe më e mirë, dhe si e tillë do të jetë mbështetja më e madhe e qytetarëve të vendit tonë.

PDK do të jetë forca që mbron lirinë dhe promovon vizionin për shtetin e së drejtës, për shtetin e shanseve të barabarta dhe projekteve të mëdha të zhvillimit.

PDK do të jetë zëri i Dekadës së Re./Ballkani.info/