Veseli: Pacientët dëshmojnë vetë për ndryshimet në shëndetësi

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka takuar pacientë të shtruar në Klinikën e Kardiologjisë, që po marrin shërbime mjekësore, por edhe pacientë që kanë marrë më herët.

Ai ka thënë se askush më mirë se pacientët nuk i vërejnë ndryshimet në shëndetësi, pas reformës radikale të bërë aty.

“Askush më mirë se pacientët nuk i vërejnë ndryshimet në shëndetësi. Sot takova disa prej pacientëve që kanë marrë shërbime mjekësore në Klinikën e Kardiologjisë, pas reformës radikale të bërë aty. Ata më treguan që kanë marrë shërbime publike cilësore dhe të shpejta, pa pasur nevojë që të shpenzojnë para në sektorin privat. Edhe pacientët e shtruar më treguan se janë të kënaqur me kujdesin që po marrin nga personeli mjekësor. Ne e bëmë betejën që askush nuk kishte guxim ta bënte. Lufta kundër korrupsionit është e vështirë, por me vendosmërinë dhe vullnetin e duhur, ne do t’ia dalim”, ka shkruar Veseli.

loading…