Kadri Veseli

Veseli ngushëllon familjet e viktimave për sulmin në SHBA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjet e 11 viktimave që u vranë në një sinagogë në Pittsburgh të Pensilvanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“I pikëlluar me lajmin për vdekjet në sulmin në Pittsburgh. Ngushëllime familjeve të viktimave. Nuk kemi dyshim se miqtë tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta tejkalojnë këtë tragjedi. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju”, ka shkruar Kryeparlamentari Veseli në Twitter.