Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar Komunën e Ferizajt ku nga atje ka bërë thirrje ndaj qeverisë në detyrë që të mos lihen komunat anash, por të ndihmohen në këtë kohë të pandemisë.
Kreu i PDK-së ka thënë se është shembull i keq se s’i është lënë pas dore komuna e Malishevës e cila ka numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus, në total 61.
“Kryetari Aliu ka bërë një punë të mirë, përveç faktit që i ka marr masat para rasteve për ta përballuar këtë krizë. Nuk është shembulli të lihet anash një komunës si është Malishevës, duhet të bëhet më shumë nga qeveria për komunat sepse këta janë të parët që ballafaqohen të parët me pandeminë, në gjithë regjionin e Ferizaj po flasim vetëm për 22 testime janë pak”, u shpreh ai.







