Veseli: Ku i bëri 80 mijë euro bashkëshortja e Albin Kurtit

Kryeparlamentari Kadri Veseli në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se me Albin Kurtin përballet çdo ditë në Kuvend dhe sipas tij, Kurti nuk mund ta drejtojë gishtin kah ai për asnjë gjë.

“Albin Kurti kurrë nuk mundet të ma bëjë me gisht për kurrgjë, ai mund veç vetit me ja bo qysh po mendon me bë një shtëpi në Norvegji, ku i bëri 80 mijë euro bashkëshortja e tij, se po ma ulë nivelin. Kur erdh puna m’i ulë pagat, koncept majtist komunist, nuk e pranuan”, ka thënë ai.